TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 22:48

Atentat me armë zjarri në mes të Shkodrës, dy persona me motor ekzekutojnë 34-vjeçarin!

Shkruar nga Pamfleti

Atentat me armë zjarri në mes të Shkodrës, dy persona me

I riu është qëlluar në ambientet e jashtme të një lokali...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i vrarë pas një atentati me armë zjarri. Ngjarja u shënua rreth orës 22:30, në një nga lagjet e qytetit, duke rikthyer edhe një herë frikën e përplasjes së grupeve kriminale.

Atentat me armë zjarri në mes të Shkodrës, dy persona me

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç. Ai është qëlluar për vdekje nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor të zi dhe që arritën të largohen menjëherë pas ekzekutimit. I riu është qëlluar në ambientet e jashtme të një lokali.

Atentat me armë zjarri në mes të Shkodrës, dy persona me
Viktima Kristian Kola

Forcat e rendit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, rrethuan zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur motivin e krimit, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë atë të larjes së hesapeve mes grupeve rivale.

Atentat me armë zjarri në mes të Shkodrës, dy persona me

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha policia.

Ngjarja e sotme e rëndon më tej bilancin e sigurisë në Shkodër, një qytet që prej vitesh përballet me atentate dhe konflikte kriminale të pazgjidhura.

Lini një Përgjigje