
Një incident i pazakontë ka ndodhur në zonën Charilaou të Selanikut, ku dy fëmijë të mitur, të moshës 1 dhe 2 vjeç, janë konstatuar duke lëvizur vetëm në rrugë pa asnjë mbikëqyrje.
Ngjarja është vënë re nga një drejtues mjeti që po kalonte aty pranë, i cili lajmëroi menjëherë autoritetet. Policia greke (ELAS) ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka identifikuar prindërit e fëmijëve, të cilët më pas janë arrestuar.
Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për një burrë me shtetësi shqiptare dhe një grua bullgare. Hetimet paraprake tregojnë se fëmijët kanë dalë nga banesa pa u vënë re, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar në rrugë, me rrezik të madh për sigurinë e tyre.
Lini një Përgjigje