TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 09:35

I dënuar në Itali me 5 vite burg për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Itali me 5 vite burg për trafik droge dhe

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Në pranga është vënë Mersin Cenolli, alias Ervis Cenolli, banues në Tiranë.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano, më datë 6 maj 2025, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”.

Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 66”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 06.05.2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi", njofton policia.

Lini një Përgjigje