TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 12:42

Gjendet i braktisur automjeti me 9 fëmijë nga Egjipti në autostradën Durrës-Tiranë, shpallet në kërkim shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i braktisur automjeti me 9 fëmijë nga Egjipti në

Një automjet me nëntë fëmijë të mitur brenda është gjendur i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas policisë, fëmijët e mitur ishin me origjinë nga Egjipti dhe dyshohet se po ndihmoheshin nga një shqiptar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Pas hetimeve policia ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar me inicialet D.P.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin D. P., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën ‘Durrës-Tiranë’. Punohet për kapjen e shtetasit D. P.”, bën me dije Policia.

Lini një Përgjigje