TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2023, 15:48

Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, Gjykata e Lartë

Vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë. Rekursi i paraqitur përmes avokatit dhe familjarëve të Martinajt u rrëzua sot nga gjykata.

Pronat të cilat llogariten se kapin një vlerë rreth 10 milionë euro u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm.

Familjarët e Martinajt iu drejtuan gjykatës me një rekurs ku kërkonin heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme. Në muajin Shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej disa muajsh. Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.

gjykata vis martinaj pronat

Lini një Përgjigje