TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2024, 21:15

Kapen 100 kg drogë në Igumenicë, arrestohet dhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kapen 100 kg drogë në Igumenicë, arrestohet dhe një shqiptar

Një ngarkesë e madhe droge është kapur sot nga autoritetet greke në Igumenicë, si dhe janë arrestuar dy persona.

Një automjet nuk i është bindur urdhrit të policisë greke për të ndaluar në Igumenicë, por ka shtuar shpejtësinë duke u larguar.

Gjatë ndjekjes, automjeti është përplasur me një mjet tjetër të parkuar në zonën e Mazarakias në Igumenicë dhe ka ndaluar. Nga automjeti kanë dalë dy persona që kanë tentuar të largohen me vrap, por janë ndaluar nga policia.

Brenda mjetit të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar 66 pako me 87.5 kg marijuanë dhe 10 pako me 11 kg hashash të llojit “çokollatë”, në total 98.5 kg drogë. Nga verifikimi i mjetit, rezulton se është në pronësi të një shtetasi grek që ndodhet i burgosur. Drejtuesi i mjetit, i arrestuar, është një shtetas grek që nuk kishe leje drejtimi automjeti ndërsa pasagjer një shtetas shqiptar, i cili rezulton me masë ndalimi hyrje në Greqi.

droge igumenice

Lini një Përgjigje