TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2024, 16:08

Gërryen shtratin e lumit Mat, arrestohen dy persona; shpallet në kërkim administratori i subjektit

Shkruar nga Pamfleti

Gërryen shtratin e lumit Mat, arrestohen dy persona; shpallet në

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi kryenin në kundërshtim me ligjin veprimtarinë e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat.

Në pranga kanë rënë dy punëtorët, Rexhep Shabani dhe Albert Dodaj ndërsa në kërkim është shpallur administratori i subjektit dhe një punonjës tjetër.

“Në kuadër të operacionit ‘Riverside’, është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit B. A. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, si dhe punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të subjektit, shtetasit:

R. Sh., 57 vjeç dhe A. D., 59 vjeç, të dy banues në Milot.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi B. A., 58 vjeç banues në Milot, si dhe një punonjës i subjektit, shtetasi P. T., 60 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

kurbin lumi mat

Lini një Përgjigje