TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2023, 18:26

Javeri ul xhamin e makinës, Gashi e qëllon me plumb në qafë/ Publikohen pamjet e vrasjes në Fier (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Javeri ul xhamin e makinës, Gashi e qëllon me plumb në qafë/

Janë publikuar pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javerit në Fier. Atentati u regjistrua paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Rruga ku ndodhi atenati ka patur kamera sigurise, të cilat kanë filmuar momentin e vrasjes së Javerit, rreth 100 metra larg banesës së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët, me targa shqiptare.

Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel, siç shihet dhe në videon e publikuar nga “Zëri.ai”.

Po ashtu, në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet dhe se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Viktima ecën për disa metra, dhe sërish në pritë i del përpara një makinë tjetër Mercedes Benz, por pa lidhje me ngjarjen.

Ai ka ecur edhe për disa metra dhe më pas mësohet se aty nuk ka mundur të vazhdojë më rrugën për shkak të plagëve të marra në momentin që Gashi e ka qëlluar. 100 metra larg vendit që shihet në këtë video, Elton Javori ka ndërruar jetë. Trupi i tij në makinën e tij, Porsche Cayenne e cila është u gjet me derën e hapur.

vrasja fier

Lini një Përgjigje