Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Fier, ku viktimë mbeti një 41-vjeçar.
Elton Javori dhe autori i dyshuar, që është në arrati, Agim Gashi, kanë pasur një sherr dy javë më parë, që sot rezultoi me këtë ngjarje tragjike.
Sakaq, viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.
Aktualisht policia është në kërkim të 35-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Vlorës.
Elton Javori rezulton të jetë nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit
Lini një Përgjigje