TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2023, 21:01

I zuri kokën makineria, kjo është 26-vjeçarja shqiptare që humbi jetën tragjikisht në Itali

Shkruar nga Pamfleti

I zuri kokën makineria, kjo është 26-vjeçarja shqiptare

Mediat italiane kanë publikuar foton e 26-vjeçares që humbi jetën në Itali, teksa kanë nxjerrë të tjera detaje.

Sipas “Corriere della Sera”, një vdekje e tmerrshme ishte ajo  e Anila Grishajt, një punëtore 26-vjeçare shqiptare. Ajo u bë viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në punë, brenda një kompanie që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, Bocon srl e Pieve di Soligo, në via Montello. Një makineri zuri kokën e vajzës, duke e lënë të vdekur

Kolegët e punës që ngritën alarmin i dhanë ndihmën e parë, por pa sukses. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 16.00. Mjekët dhe infermierët e Suem 118 kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor. Kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal dhe tani do të duhet të përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes. Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

I zuri kokën makineria, kjo është 26-vjeçarja shqiptare

"Vdekja e një gruaje të re në Pieve di Soligo është një tjetër tragjedi në vendin e punës që prek zonën e Trevisos dhe komunitetet tona - deklaron Giovanni Zorzi , sekretar provincial i Partisë Demokratike në Treviso-. Në nivel rajonal kërkojmë që të aktivizohet sa më shpejt një observator sigurie me përfshirjen e institucioneve dhe partnerëve socialë për të luftuar një fenomen që në Veneto dhe në provincën tonë ka arritur në nivele të papranueshme”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje