TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2025, 12:35

I vendosi tritol lokalit në Fushë-Krujë, zbardhet identiteti i autorit; në banesë iu gjet armë 

Shkruar nga Pamfleti

I vendosi tritol lokalit në Fushë-Krujë, zbardhet identiteti i

Një shpërthim me tritol ndodhi një javë më para në një lokal në Fushë-Krujë. Policia njofton se është zbardhur identitteti i autorit që vendosi tritolin në lokal. Mësohet se autori është një 41-vjeçar,  i cili është shpallur në kërkim. 

Burime nga policia informojnë se gjatë kontrollit në banesë, është gjetur një armë gjahu dhe municion luftarak dhe ka filluar procedimi penal për babin e tij. 

"Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit.

Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.


Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje