TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2025, 13:35

I shpallur në kërkim nga Itali, kapet në Hanin e Hotit 42-vjeçari (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga Itali, kapet në Hanin e Hotit

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit. Ai është arrestuar teksa po dilte jashtë territorit shqiptar.

42-vjeçari Vuksan Gjoni allias Guri, rezulton i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Apelit e Milanos për veprën penale “Plagosja”.

“I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.  

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:  

Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali.

Lini një Përgjigje