TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2025, 12:24

I mituri u plagos me armë në piceri, flet babai: U qëllua me pistoletë jo stilolaps, ja si u tentua të fshihej ngjarja

Shkruar nga Pamfleti

I mituri u plagos me armë në piceri, flet babai: U qëllua me

Plagosja e një të mituri në një piceri në zonën e Ali Demit në Tiranë u trajtua në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në News24, ndërsa babai i 15-vjeçarit që mori një plumb në qafë dha dëshminë e tij mbi ngjarjen.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldo Neziri, i cili akuzohet nga policia për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili me pas u arrestua. Policia ka arrestuar edhe pronarin e lokalit Leonardo Mejdani, gjithashtu dhe tre punonjës të picerisë për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë, Ferit Basha, Andi Hyka, Keivin Bala.

Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Në një komunikim ekskluziv për emisionin, babai i 15-vjeçarit u shpreh se djali është plagosur me plumb në qafë dhe se autori e mbante armën përherë me vete. Ai rrëfen se nuk ka pasur asnjë konflikt paraprak, thjeshtë autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt 15-vjeçarit.

“Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Isha në punë në orën 17:30 dhe më mori kushëriri në telefon dhe më tha djali është dëmtuar pak tek qafa. Atë e kishin marrë në telefon nga mjekët e urgjencës. Shkoj në spital urgjent e ç’të shihja. Ishte gjithçka një befasi. Djali i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte në qafë.

Kanë dashur të fshehin ngjarjen pasi kanë fshirë me facoleta gjurmët e gjakut. Më pas kanë shqyer pjesën e kamerave që filmojnë.

Plumbi është plumb pistolete nuk është plumb stilolapsi. Djali kishte 1 muaj që punonte si kamerier dhe banakier në këtë piceri. Shkonte në shkollë dhe pasdite punonte aty. Kishte dëshirë të punonte, që të mos rrinte kot gjatë kohës së lirë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje