TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 16:54

I preu kasafortën dhe i vodhi 75 mln lekë, zbulohet arsyeja përse 30-vjeçari vrau të atin në Shënavlash!

Shkruar nga Pamfleti

I preu kasafortën dhe i vodhi 75 mln lekë, zbulohet arsyeja përse

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit tronditi opinionin publik. Një 30-vjeçar raportohet se vrau të atin 62-vjeçar, 20 ditë më parë dhe më pas e hodhi në një pus.

Dy ditë më parë ai e denoncoi në polici si të humbur, por pas hetimeve të kryera dhe përgjimeve ambientale, rezultoi se nuk kishte të bënte me një zhdukje por rastin e një krimi në familje.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak për kryerjen e krimit nga 30 vjeçari, është bërë një grabitje që i ati i ka bërë në shtëpi.

Mësohet se 62-vjeçari i ka prerë kasafortën dhe ka vjedhur 75 milionë lekët e familjes. Ky dyshohet se ka qenë shkaku që më pas ka dërguar 30-vjeçarin të kryej krimin tronditës.

Lini një Përgjigje