Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi ditën e djeshme në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç.
22-vjeçari Ronaldo Metushi tha në dëshminë e tij se kishte dalë të pinte kafe me Kastriotin. Ai u shpreh se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk arriti të shihte autorët. Metushi tha kishte punuar më parë si kamarier me parë në atë lokal.
“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin. Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”, dëshmoi Ronaldo Metushi.
Ndërkohë ka dëshmuar në polici edhe 45-vjeçari Elezi, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. Ai thotë se nuk ka asnjë konflikt me askënd.
“Nuk kam konflikte me askënd. Pi pija kafe poshtë shtëpisë me Ronaldon, sikurse bëj pothuajse çdo ditë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, sepse jam i papunë. Autorët nuk i pashë, nuk di të them kush më ka qëlluar, sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe dhe në rrugë”, ka deklaruar në dëshminë e tij Kastriot Elezi.
Dyshohet se të përfshirë në këtë atentat ishin tre persona.
Dinamika e atentatit:
Sipas të dhënave të policisë, Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç, kanë qenë duke pirë kafe në ambientet e jashtme të një lokali, shumë pranë rrugës. Ata të dy dyshohet se kanë lidhje shoqërore mes tyre.
Në një moment pranë tyre afrohet një makinë “Volkswagen Golf 5”dhe nga brenda saj është qëlluar plot 7 herë. Plumbat kanë kapur në gjoks dhe krah 45-vjeçarin, ndërsa 22-vjeçari ka marr një plumb në këmbë.
Më pas autorët janë larguar me shpejtësi dhe automjeti u gjet i djegur në zonën e Institutit po në Tiranë. Brenda makinës u gjet një armë zjarri, që dyshohet e përdorur në atentat. Policia dyshon se janë të përfshirë 3 autorë, ku njëri ka qëlluar, një tjetër ka qenë për mbështetje dhe shoferi. Makina rezulton me targa të rregullta, por i është ndryshuar numri i shasisë. Kamerat e sigurisë të lokalit dhe në zonë kanë kapur të gjithë dinamikën e atentatit.
Çfarë dyshohet?
Mendohet se shënjestër e atentati ka qenë 45-vjeçari Elezi. Ai rezulton me rekorde kriminale, i dënuar në Itali për prostitucion dhe trafiqe droge. Po ashtu dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Policia po vijon hetimet dhe do jenë dëshmitë e të plagosurve që do hedhin më shumë dritë.
Lini një Përgjigje