TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2024, 12:14

Atentati ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, publikohet fotoja e të arrestuarit; zbulohet garazhi në Tiranë ku 4 autorët e vrasjes fshehnin makinat

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, publikohet fotoja e 

Ditën e sotme u publikua fotoja e të arrestuarit për atentatin ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër. Ai është Xhulio Malo. 26 vjeçari akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Ndërkohë në 2015 ai rezulton të jetë arrestuar dhe prë vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2015.

Policia e Shkodrës deklaroi se 4 personat kishin një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Po ku ndodhet ky garazh?

Baza e makinave që dyshohet se janë përdorur nga grupi kriminal që vrau Rroshkodolin është gjetur në Mullet. Bëhet fjalë për një garazh në kat nëntokë, i cili është gjurmuar nga Policia e Shkodrës, mëson gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema.

Po kështu gazetari mëson se emri i personit të arrestuar në Shkodër, ai është Xhulio Malo, ndërsa 3 janë në kërkim. 

Lini një Përgjigje