TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2024, 11:35

Atentati me silenciator në 'Don Bosko', zbulohen lëvizjet e autorëve si e mbajtën nën mbikqyrje shënjestrën prej disa ditësh

Shkruar nga Pamfleti
Atentati me silenciator në 'Don Bosko', zbulohen lëvizjet e
Renaldo Metushi

Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali në mes të pallateve në këtë zonë, në afërsi të OSHEE-së kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e së mërkurës në lokalin në “Don Bosko” ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës, kjo për faktin se autorët e pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati.

Kjo tregon se ato ishin të mirë informuar se objektivi i tyre do të ulej në lokal.

2 të plagosurit kanë ardhur dhe janë ulur në verandë gjatë kohës që autorët i prisnin në afërsi.

Nga kamerat e sigurisë, autorët kanë lëvizur me automjet për t’u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën. Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.

Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë.

Si ndodhi atentati:

Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali në mes të pallateve në këtë zonë, në afërsi të OSHEE-së kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre.
 
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se kemi të bëjmë me 3 persona njëri prej tyre shoferi i makinës Golf 5 me të cilën janë larguar. 

"Autorët kanë qëlluar nga automjeti. Nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike si ka ndodhur ngjarja. E kemi idenë e qartë për ngjarjen kriminale që ka ndodhur. Kanë hapur zjarr nga makina është probabilitet i madh që të kene qenë të maskuar' bëri të ditur drejtori i policisë nga vendi ku ndodhi atentati.
Dy të plagosurit kanë lidhje shoqërore ndërsa po verifikohet dhe e kaluara e tyre. Njëri prej tyre, Kastriot Elezaj rezulton të jetë me precedentë penalë.

'Nuk e dimë shënjestrën. Objektivin s’mund ta themi presim hetimet, tha Vocaj.
Sipas informacioneve nga  Spitali i Traumës, Kastriot Elezaj 45 vjeç ka plagë në gjoks, ndërsa Renaldo Metushi 22 vjeç ka plumb në këmbë.  

Makina tip Golf 5 është gjetur e djegur në Institut dhe brenda saj është gjetur një armë që dyshohet me të cilën është kryer krimi.

'Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar', informoi policia.
Sipas dëshmitarëve dy të plagosurit janë qëlluar me silenciator pasi nuk është dëgjuar zhurma e armës. Ndërkohë kreu i policisë tha se në makinën e djegur në fshatin Qerekë pranë Rinasit është gjetur dhe një armë që mendohet se është përdorur për të qëlluar Kastriot Elezaj dhe Renato Metushin. 

kastriot elezaj renaldo metushi

Lini një Përgjigje