TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2024, 11:00

Hodhën drogën nga makina sapo panë policinë, arrestohen 2 të rinjtë në Konispol

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën drogën nga makina sapo panë policinë, arrestohen 2

Dy të rinj janë arrestuar në Konispol gjatë një aksioni policor anti-drogë, të cilët po transportonin me makinë një sasi prej 2.21 kg kanabis.

Të rinjtë me iniciale J.A. 20 vjeç dhe F.Ll. 23 vjeç ndaluan makinën pranë një lavazhi në fshatin Vrin kur panë policinë dhe 20-vjeçari hodhi nga mjeti lëndën narkotike.


Por policia mundi ta arrestojë, së bashku me 23-vjeçarin, i cili kishte dijeni për drogën që po transportonte shoku i tij.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia. 

 

 

 

Lini një Përgjigje