
Fqinja e familjes Balla, ku djali i vogël i shtëpisë, Esmerald Balla, vrau babanë e tij, Enver Balla, e më pas e hodhi në pus, ka folur për A2, duke treguar se kurrë nuk kishte dëgjuar për ndonjë konflikt në këtë familje.
Madje, ajo shtoi se viktima së shpejti do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur.
“Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë konflikt në atë familje, fëmijët u martuan dhe vetë Enveri do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur. Më tha që do të gjente një grua për shtëpi. Mund të ketë më shumë se dy javë që nuk e kemi parë”, thotë fqinja.
“E dinim që nuk kishte ardhur në shtëpi, e kishte hapur fjalën djali i tij. Na tha që babai ka humbur”, shton fqinja.
62-vjeçari Enver Balla, që dyshohet se u ekzekutua nga djali i tij, Esmerald Balla, do të përcillet këtë të enjte në banesën e fundit.
Varrimi do të bëhet pasdite në varrezat e Shënavlashit. Familja Balla ka hapur dyert e mortit, ndërsa vazhdojnë hetimet intensive për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me ndonjë person tjetër të përfshirë në krim.
30-vjeçari pranoi krimin, duke thënë se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë. Sipas informacioneve, kthesë për hetimin bëri kasaforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij (njerkën e autorit, pasi nëna i kishte vdekur vite më parë) si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur. Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje.
Lini një Përgjigje