
Esmerald Balla, 30-vjeçari i cili vrau të atin dhe më pas e hodhi në një pus në përpjekje për të humbur gjurmët, ka rrëfyer detaje të reja nga krimi që tronditi Shënavlashin.
Zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës, i cili vrau të atin në Shënvlash të Durrësit dhe më pas trupin ia hodhi në pus.
Para hetuesve ai ka deklaruar si ndodhi ngjarja dhe ka dhënë pretendimin e tij për 75 mijë eurot që u kthyen në mollën e sherrit në banesë.
Esmerald Balla ka deklaruar se kishte shkuar të merrte në kasafortë para që të paguante sipërmarrësin që kishte bërë punimet për ndërtimin e një banesë për 30-vjeçarin. Sipas tij, kur ka shkuar në dhomë ka parë që kasaforta ishte hapur me sende të forta dhe se mungonin 75 mijë eurot.
Në këtë moment ka nisur debati me të atin dhe djali pretendon se i ati ka marrë pistoletën dhe ia ka drejtuar duke i thënë “unë të vras”.
Më tej, djali ka deklaruar se në atë moment i ka marrë armën në përpjekje për t’ia larguar, por aram është shkrehur dhe babi ka mbetur i vrarë. Ai është shfaqur i penduar para ghetuesve duke thënë se nuk donte ta vriste. Ndërkohë, edhe në familje ka gënjyer duke sajuar historinë se i ati është larguar me një grua.
“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj që jetojmë) dhe punimet kishin ecur shumë mirë. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord.
Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot. I them babait: ‘ku janë paratë’!? ‘Se di’,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Aty nisem të debatonim. Unë të vras me tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Ne momentin që u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh.
Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinë dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq.
Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Thash në polici se babai kishte marrë leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri ne momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka deklaruar Esmerald Balla.
Lini një Përgjigje