
Policia ka ndaluar një prej autorëve të sulmit me armë ditën e djeshme në Rrëshen. Sipas uniformave blu, autorët e të shtënave ndaj makinës së Saimir Reçit janë Martin Bardhaj dhe djali i tij Enrik Bardhaj.
Martini mësohet se është vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij. Po ashtu mësohet se i përfshirë ka qenë dhe nipi i tij, i shpallur po në kërkim.
“Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:
-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale "Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje