TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2025, 15:52

Atentati me eksploziv ndaj biznesmenit, Apeli i GJKKO shpall vendimin për Gjergj Cukalin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati me eksploziv ndaj biznesmenit, Apeli i GJKKO shpall vendimin për

Apeli i GJKKO-së ka shpallur vendimin ndaj Gjergj Cukalit dhe 5 personave të tjerë, lidhur me atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena.

Bazuar në vendimin e Apelit, Cukali është dënuar me 25 vjet heqje lirie, duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së.

Cukali dhe bashkëpunëtorët e tij, Enver Jamaku, Edmond Jamaku, Blendi Deda, Paris Prenga dhe Flor Abazi u gjykuan dhe u dënuan për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për tentativë vrasjeje.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi të lërë në fuqi vendimin e datës 31 korrik 2024 të Shkallës së Parë, me disa ndryshime për individë të veçantë.

I pandehuri Enver Jamaku, i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë, përfitoi ulje dënimi në bazë të nenit 28/7 të Kodit Penal dhe u dënua përfundimisht me 7 vite burg. Në shkallën e parë, Enver Jamaku ishte dënuar me 8 vjet heqje lirie.

Ermond Jamaku, kushëri i të penduarit u dënua me 8 vite. Për Blendi Dedën u zbut masa e dënimit nga 20 vite në 18 vite burgim.

Në fuqi u la masa e dënimit për Paris Prengën e Flor Abazin. Këta të fundit akuzohen se realizuan shpërthimin me eksploziv ndaj Artjan Bylykut, kunatit te Domart Konjarit në tetor të 2019-ës.

Hetimet zbuluan se shënjestër ishte Domart Konjari, kundërshtar i përbetuar i Devi Kasmit, i cili u ekzekutua në Tiranë 7 vite më parë.

Gjergj Cukali, i njohur si i forti i “Myslym Shyrit” u akuzua si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz më 9 shkurt të vitit 2021.

Policia për atentatin me tritol në Kamëz, arrestoi Gjergj Cukali dhe dy vëllezërit, Ermond dhe Enver Jamaku.

 

Lini një Përgjigje