Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai ishte i dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me 5 vite e 2 muaj burg për këtë vepër penale. Operacioni i koduar “The ëanted”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale çoi në kapjen dhe arrestimin e tij.
Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Itali.
"Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Ëanted”, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Itali", njofton policia.
Lini një Përgjigje