
SPAK ka dhënë informacion lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka deklaruar se nuk njeh rezultatin dhe pretendon se vota e shqiptarëve është deformuar.
Përmes programit të transparencës, SPAK është pyetur se për sa çështje është vendosur mosfillimi i hetimeve lidhur me krimet zgjedhore, ndërsa Prokuroria Speciale thekson se janë marrë 43 vendime për mosfillim hetimi për mungesë të elementëve të veprës penale.
“Në total janë 43 materiale të regjistruara si procedime/hetime penale (njëri është regjistruar i ndarë nga një procedim i mëparshëm), ndërsa janë 43 vendime për mosfillim të hetimit penal, për mungesë të elementëve të veprës penale”, është njoftimi zyrtar i SPAK.
Opozita pretendon se në 11 maj është aplikuar fenomeni i ‘trenit bullgar’ si një nga mënyrat për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një seri pamjesh që sipas tij tregojnë manipulimin zgjedhor, ndërsa ka deklaruar se kartelet kanë përcaktuar rezultatet në disa qarqe.
Lini një Përgjigje