TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2025, 13:58

E rëndë në Kurbin! Po riparonte mjetin e punës, humb jetën 38-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kurbin! Po riparonte mjetin e punës, humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sanxhak, Kurbin, ku një person ka humbur jetën.

Një 38-vjeçar, i cili ishte duke riparuar mjetin e punës në një gurore në Mamaurras, është dëmtuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Kurbinit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Ndërkohë policia vijon me hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të identifikuar përgjegjësit.

“Rreth orës 12:00, në një gurore në Mamurras, shtetasi P. P., 38 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se duke riparuar një mjet pune, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje