TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2024, 16:46

Atentati mafioz në Shkodër/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në lagjet problematike, kontrolle në disa banesa

Shkruar nga Pamfleti

Atentati mafioz në Shkodër/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në

Forcat RENEA dhe FNSH po vijojnë akoma kontrollet në disa zona të Shkodrës pas atentatit që ndodhi pasditen e 30 tetorit.

Në këtë atentat mafioz, ku shënjestra ishte Hamza Lici mbetën të vrarë katër persona, ku dy prej tyre ishin qytetarë të pafajshëm.

Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin dy të rinjtë, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri plumbash.

Kontrollet policorë janë kryer më së shumti në Dobraç dhe në një pjesë të Kirasit dhe lagjen “Guerile”.

Nuk dihet ende nëse janë gjetur prova në lidhje me këtë atentat që tronditi mbarë opinionin publik.
Zyrtarisht nuk ka ende persona të dyshuar si autorë të atentatit mafioz, apo një pistë konkrete lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 4 personave.

shkoder atentat forcat renea fnsh

Lini një Përgjigje