TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2025, 17:59

I dënuar me burgim përjetë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës!

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me burgim përjetë, Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redjan Rrajës kundër vendimit të datës 1.11.2022 të GJKKO. Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i GJKKO për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku objektiv ishin ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët mbeten të plagosur, dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se për këtë çështje është dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilaj, ndërsa në GJKKO po gjykohen edhe 9 persona si anëtarë të grupit që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, mes të cilëve porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja.

Në kuadër të këtij procesi, Rrajës i janë sekuzestruar edhe pasuritë të cilat sipas SPAK ishin vendosur nëpërmjet veprimtarive kriminale.

Pasuritë e konfiskuara:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marslea Çiça;

6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;

7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;

8. Një orë dore (Rolex).

Lini një Përgjigje