
Një 35-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane pasi ishte i shpallur në kërkim.
Shqiptari me inicialet E.M, i dënuar nga gjykata italiane me 7 vite e 4 muaj burg në Cerea, ishte strehuar në shtëpinë e një tjetër shqiptari.
Sipas mediave italiane, 35-vjeçari ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge që operonte mes Pulias në Itali dhe Shqipërisë, e lidhur me Ndranghetën kalabreze.
Shqiptari ra në duart e autoriteteve italiane pas hetimeve të Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Barit në periudhën 2017-2019 në zonën e Tranit.
Grupi kriminal në të cilin ishte pjesë shqiptari merrej me trafikimin e heroinës dhe marihuanës nga Shqipëria në Itali.
Gjatë aksioneve të shumta, policia sekuestroi ngarkesa të konsiderueshme droge të destinuara për Ndranghetën.
Tashmë, shqiptari ndodhet në burgun e Veronës, ku dhe do të vuajë dënimin me burg.
Lini një Përgjigje