TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2023, 13:56

I dënuar me 15 vite burg për trafikim të miturish, arrestohet në Greqi Kujtim Demiri

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 15 vite burg për trafikim të miturish, arrestohet

Kujtim Demiri, është arrestuar nga policia greke, pasi ishte dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 15 vite burg.

Zyra e kërkimit pranë Policisë së Tiranës, e cila në bashkëpunim me Europol arritën që të gjurmojnë në Athinë 57-vjeçarin, ku është bërë i mundur dhe arrestimi i tij.

Demiri akuzohet për trafikim të të miturve dhe në përfundim të procedurave pritet që të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Më herët, Demiri bleu fëmijën për 10 mijë lekë dhe e përdori për disa vite të lypte nëpër rrugët e Greqisë. Kujtim Demiri u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg ndërsa ishin vetë prindërit e të miturit që treguan se bëhej fjalë për një pazar që kishin bërë me këtë person për ta nisur djalin drejt Greqisë dhe që djali i tyre do të punonte dhe do tu sillte të ardhura edhe atyre.

I dënuar me 15 vite burg për trafikim të miturish, arrestohet

kujtim demiri greqi trafikim te miturish

Lini një Përgjigje