TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2023, 12:44

I biri akuzohet për 6 vrasje dhe atentate, babai i Laert Haxhiut: “Spiuni” po gënjen!

Shkruar nga Pamfleti
I biri akuzohet për 6 vrasje dhe atentate, babai i Laert Haxhiut:
Laert Haxhiu

Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut ka hedhur poshtë akuzat ndaj djalit të tij, i akuzuar për disa ngjarje kriminale, të zbardhura pas dëshmive të të penduarit Artan Tafani. Për këtë të fundit, Qamil Haxhiu thotë se nuk është mik me djalin e tij.

Në një intervistë për Top News, ai e cilësoi Tafani si një person problematik dhe duhet të nxjerrë fakte dhe prova në lidhje me dëshmitë që ai ka dhënë.

“Artan Tafani është i dënuar dhe problematik. Nuk është shok, mik me djalin tim. Akuzat ndaj tim biri janë të pavërteta. Tani që po flas jam te lokali i Adriatik Dogës.

Ai do të dalë të flas vetë për këtë çështje. Tafani duhet të nxjerrë fakte, pamje filmike dhe biseda. Laerti nuk beson të drejtësia shqiptare” u shpreh ai.

I penduari Artan Tafani ka zbërthyer disa ngjarje kriminale, të kryera nga banda e Laert Haxhiut. Mes tyre 6 vrasje, 2 prej të cilave në Greqi.

Sakaq ai ka rrëfyer para hetuesve edhe për 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, vjedhje me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

 

artan tafani flet babai i laert haxhiut

Lini një Përgjigje