TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2024, 11:16

Hodhi të atin nga shkallët pasi i vrau të ëmën, Klementin Islamaj lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore të prindërve

Shkruar nga Pamfleti

Hodhi të atin nga shkallët pasi i vrau të ëmën,

41-vjecari Klementin Islamaj, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj, do të marrë pjesë në varrimin e dy prindërve të tij.

Klementin Islamaj do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet në orën 11.00 në fshatin Shalës, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Në fakt edhe pozitat e tij para ligjit duken të lehtësuara, pasi nga të gjitha provat dhe faktet, duket se vrasja e 69-vjecarit Hysen Islamaj nuk ka ardhur as në formë hakmarrje për vrasjen e nënën së Klementinit e as me dashje nga ana e tij.

Nuk dihet ende se çfarë akuze ka ngritur Prokuroria ndaj 41-vjecarit, por burime bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë lehtësuese në favor të autorit të dyshuar pasi e gjitha ka qenë aksidentale.

Kujtojmë se, në dëshminë e tij, 40-vjeçari tha se nuk ka dashur ta shtyjë të atin nga shkallët, por e gjitha ka qenë aksidentale.

“Nga deklaratat e 40-vjeçarit ka qenë një ngjarje aksidentale dhe se s’ka qenë qëllimi që të vriste babanë”, mësohet të ketë rrëfyer ai para policisë.

Lini një Përgjigje