Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec paraditen e sotme. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një grua pasi bombola mori flakë. 71-vjeçarja po transportohet drejt spitalit të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Agjensia’ në katin e dytë të një pallati.
Nga shpërthimi i fuqishëm i gazit janë shkulur edhe dritaret e banesës e kanë përfunduar në rrugë. Fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikëse dhe policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje