TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2024, 11:25

Gruaja ju vetëvra, çohet për ekspertizë arma që u gjet në shtëpinë e Xhemal Lokës

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja ju vetëvra, çohet për ekspertizë arma që u

Xhemal Loka, i cili u la në burg pasi akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, për shkak se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndjerës, ka hedhur akuza ndaj vëllezërve të saj se janë ata që i kanë dërguar armën në shtëpi.

Burime për mediat bëjnë me dije se po administrohen materialet për të verifikuar provat e ngjarjes së vetëvrasjes se Bedrie Lokës.

Arma e gjetur në banesën e Xhemal Lokes do t’i nënshtrohen ekspertizës për të analizuar shenjat e gishtërinjve duke qenë se ky i fundit ka mohuar të ketë mbajtur atë armë në banesë dhe duke qene se familjarët pretendojnë se armën ua ka sjellë në banesë për të bërë fajtor Xhemal Lokën.

Po ashtu mësohet se është rikthyer në vëmendje ngjarja e Tik-Tok. Janë sekuestruar foto, video dhe bisedat të cilat po shqyrtohen për më shumë. Në telefonin e Xhemal Lokës janë zbuluar bisedat ku ky i fundit është kërcënuar nga familjarë të Bedries, lidhur me ngjarjen e Tik-Tok, pasi u ka kërkuar me ngulm që foto të fshihet nga Tik-Tok dhe të vënë përpara përgjegjësisë fajtoren.

ekspertize xhemal loka arme

Lini një Përgjigje