TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2024, 10:23

Tregtonin cigare kontrabandë, 4 të arrestuar dhe 7 të proceduar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Tregtonin cigare kontrabandë, 4 të arrestuar dhe 7 të proceduar

Katër persona kanë rënë në pranga dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi magazinonin dhe tregtonin paketa me cigare të kontrabanduara në dyqanet e tyre.

Ky aksion është zhvilluar në kuadër të operacionit “Cigarette”.

Sipas policisë së Tiranës janë ndaluar shtetasit; Flamur Zeqiraj, Pavlin Jakaj, Artur Shehu, Edmond Ftoni.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cigarette”. Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: 68 vjeç, 43 vjeç, 29 vjeç, dhe tjetër person 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit të moshës 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, 37 vjeç, 50 vjeç, 59 vjeç, 55 vjeç dhe të gjithë banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari”, thuhet në njoftimin e policisë.

arrestim cigare

Lini një Përgjigje