
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Volos, në Greqi, ku një shqiptar vrau kunatin e tij.
Mësohet se viktima është Erjon Pelivani, 33-vjeç dhe është ekzekutuar me armë gjahu nga kunati i tij, Fatmir Talellari.
Sipas policisë greke, pas krimit, Talellari i telefonoi autoriteteve për t’i treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.
Pak minuta më vonë një ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte vrarë viktimën, pasi vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e parë kishte treguar 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.
Në lidhje me këtë ngjarje publiku grek shprehet se Fatmir Talellari është i pafajshëm, pasi ai ka vendosur drejtësinë që duhej për vajzën e tij.
Madje shumë shprehen se ai duhet të lihet i lirë dhe do të jetë krim nëse e mbyllin në burg. Shumë komentues shprehen se ata do të vepronin në të njëjtën mënyrë madje kështu do të vepronin dhe ata vetë.
Sipas tyre ai vendosi drejtësinë që shteti s’mundej dhe është një njeri që duhet të bëhet shembull.


Lini një Përgjigje