
Një krim i rëndë me protagonistë dy shqiptarë ka tronditur qytetin e Volosit në Greqi.
Erjon Pelivani, 33-vjeç është ekzekutuar me armë gjahu nga kunati i tij, Fatmir Talellari.
Sipas policisë greke, pas krimit, Talellari i telefonoi autoriteteve për t’i treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.
Pak minuta më vonë një ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte vrarë viktimën, pasi vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e parë kishte treguar 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.
Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje kohët e fundit ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.
Pasi vajza i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i thoshte vëllait ta ndihmoi në një punë.
Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas dëshmisë të autorit, forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e 33-vjeçarit.
Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare, që ka përjetuar dhunë të vazhdueshme seksuale.
Lini një Përgjigje