TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2024, 10:36

“Të vrava vëllain”, flet motra e 33-vjeçarit që u ekzekutua nga kunati në Greqi: Nuk dija asgjë!

Shkruar nga Pamfleti

“Të vrava vëllain”, flet motra e 33-vjeçarit

Motra e 33-vjeçarit shqiptar Erjon Pelivani, që u vra nga kunati i tij, ka folur për herë të parë.

Krimi ndodhi pas dëshmisë së vajzës nga martesa e parë e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, i cili mësohet se e bija ishte përdhunuar prej vitesh nga vëllai i gruas.

Në një prononcim për “Protothema”, gruaja e autorit dhe motra e viktimës, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet. Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.

“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, tha ajo e tronditur.

erjon pelivani fatmir tarellari vrasja e greqisë

Lini një Përgjigje