TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2023, 21:52

Grabitet nën kërcënimin e armës biznesi në "Myslym Shyr", autori vjedh një sasi të madhe parash

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet nën kërcënimin e armës biznesi në "Myslym

Një person ka vjedhur një shumë parash mbrëmjen e sotme në një biznes në Tiranë në zonën e “Myslym Shyrit”.

Policia bën me dije se autori i veshur me kostum të kuq dhe me kapele, nën kërcënimin e një arme ka vjedhur paratë dhe më pas është larguar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Grabitet me armë zjarri një biznes në Tiranë.

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar”, njoftoi policia.

para grabitje dyqan

Lini një Përgjigje