TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 15:48

Gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës për vrasjen e Gjin Ndojit, GJKKO letër-porosi Francës për të dhënat e SKY ECC!

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës për vrasjen e Gjin Ndojit, GJKKO
Pëllumb Gjoka dhe viktima Gjin Ndoji

GJKKO pranoi kërkesat e mbrojtjes për prova të reja në gjyqin ndaj Pëllumb Gjokës dhe të pandehurve të tjerë për vrasjen e Gjin Ndojit, përfshirë një letër-porosi në Francë për të dhënat SKY ECC. Gjykata pranoi gjithashtu si provë një vendim të autoriteteve holandeze kundër përgjimeve masive të kësaj platforme. Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë vëllai i viktimës, i ekstraduar nga Zvicra, dhe partnerja e tij.

Në gjyqin ndaj biznesmenit Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviçit dhe Edmond Prekës për vrasjen e Gjin Ndojit, GJKKO ka pranua kërkesat e avokateve për provat që do të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor.

Një ndër kërkesat është edhe dërgimi i një letër-porosie të re në Francë për sqarimin e burimit të të dhënave SKY ECC.

Avokatëve iu pranua dhe kërkesa që të merret si provë edhe një vendim i autoriteteve gjyqësore holandeze që nuk ka lejuar ne vitin 2019 përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.

Ndërkohë, seancën e ardhshme do të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK, me shtetasin Jozi Kraja alias Ndoj, vëllain e viktimës i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicra për llogari të dosjes “Revanshi”, dhe të dashurën e viktimës.

Kujtojmë që biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dalë në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasjes e Gjin Ndojit. Bajri i shpjegon se kishte kontaktuar me të huaj që do kryenin vrasjen e Ndojit, 27-vjeçarit të përfshirë në trafik droge, por në fund rezulton se vrasjen e kryejnë shtetas shqiptar.

Në biseda flitet dhe për shumat që do të paguheshin. Biznesmeni Gjoka duket nga bisedat i gatshëm të paguajë çfarëdolloj shumë për ta vrarë 27-vjeçarin. Pas vrasjes se Gjin Ndojit më 9 gusht 2020, të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

Si u vra Gjin Ndoji alias Gjin Boriçi?

Gjin Ndoji alias Gjin Boriçi u ekzekutua me armë zjarri në Gusht të 2020-s, në Shkejzë të Vaut të Dejës.

Ndoji u gjet i pajetë gjatë orëve të mëngjesit, në rrugë, pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët e krimit.

Në atë kohë, pista kryesore e ngritur nga autoritetet ishte ajo e hakmarrjes. 27-vjeçari ishte person me precedentë penale. Ai jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë.

vrasja e gjin ndojit gjyqi ndaj pëllumb gjokës

Lini një Përgjigje