TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2025, 11:16

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë, autorët e monitoruan deri kur hyri në banesë

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë, autorët e
Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë

Ekzekutimi i 57-vjeçarit, Pjetër Kaza, në Tale të Lezhës, dyshohet se e ka motivin me hakmarrjen.

Kaza, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij, është viktima e tretë në familjen e tij shënuar gjatë viteve të fundit. Kjo sepse dhe dy vëllezërit e tij janë vrarë si pasojë e gjakmarrjes, raporton gazetari Martin Marku, si rezultat i gjakmarrjes.


Saga e gjakmarrjes ka nisur që prej vitit 1997, kur në familjen Kaza u vra një prej vëllezërve të 59-vjeçarit. Viktima i ’97-ës ka qenë dhe shefi i krimeve të Rreshenit. Vëllai tjetër i Pjetër Kazës, arriti të hakmerrej ndaj familjes Gjini, që ekzekutoi shefin e krimeve në ’97-ën, duke vijuar kështu me hakmarrjet. Vetëm një vit më parë, u vra në Belgjikë Agustin Kaza, vëllai i viktimës së sotme, për të shënuar vijimësinë e gjakmarrjes mes dy familjeve.

Teksa pista kryesore e hetimeve qëndron tek hakmarrja, është arritur identifikimi i një autori të mundshëm të ngjarjes.

Bëhet me dije se viktima ka qenë i vëzhguar nga autori/autorët e ngjarjes, teksa Pjetër Kaza u ekzekutua me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij me automjetin e tij.

Viktima u gjet nga bashkëshortja e tij i pajetë brenda në automjet.

Autoritetet sakaq, po punojnë për për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.

 

ekzekutimi i pjetër kazës

Lini një Përgjigje