TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2025, 09:24

Detaje nga ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë, 57-vjeçari u gjet brenda në makinë nga bashkëshortja

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë,
Pjetër Kaza

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tale të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Viktima është identifikuar si shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Ngjarja dyshohet ka ndodhur rreth orës 01:00 te kësaj te diele, teksa 57-vjeçari sapo ishte kthyer nga puna për në banesë, ku edhe i është zënë pritë nga ku autorët e paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 5 të mëngjesit nga bashkëshortja e 57-vjeçarit, e cila më pas njoftoi edhe familjarët e tjerë.

Nga hetimet e para rezulton se Pjetër Kaza mund të jetë vrarë për gjakmarrje, pasi rreth një viti më parë viktimës i kanë vrarë vëllain në Belgjikë.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës. Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.

 Kaza, është viktima e tretë në familjen e tij shënuar gjatë viteve të fundit, pasi dhe dy vëllezërit e tij janë vrarë si pasojë e gjakmarrjes.

Pista kryesore e hetimeve qëndron tek hakmarrja, por sakaq ende nuk ka identifikim të ndonjë autori të mundshëm. Bëhet me dije se viktima ka qenë i vëzhguar nga autori/autorët e ngjarjes, teksa Pjetër Kaza u ekzekutua me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij me automjetin e tij.

 

pjetër kaza detaje nga ekzekutimi

Lini një Përgjigje