TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2025, 08:08

Saga e hakmarrjes në Lezhë; Agustin Kaza u ekzekutua në Belgjikë me 4 plumba duke pirë kafe në lokal

Shkruar nga Pamfleti
Saga e hakmarrjes në Lezhë; Agustin Kaza u ekzekutua në
Agustin Kaza

Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës që u vra sot, është ekzekutuar vitin e kaluar (28 prill) në Belgjikë.

44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, teksa vdiq pas një jave në spital (6 maj).

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.

Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raporton De Standaard. Madje u publikuan edhe pamje nga atentati.

Familja Kaza janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës.

Agustin Kaza dyshohet se u vra për gjakmarrje. 44-vjeçari është edhe vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.

Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan ende dënimin në qeli.

 

vëllai i pjetër kazës që u vra sot agustin kaza

Lini një Përgjigje