TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2025, 10:25

Trafikonte emigrantë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonte emigrantë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri,

Një 31-vjeçar me shtetësi etiopiane është arrestuar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, pasi u kap në flagrancë duke ndihmuar në mënyrë të paligjshme një grup emigrantësh për të kaluar kufirin shtetëror drejt Greqisë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës, në zonën kufitare të njohur si Katajeto, pranë piramidës 74.""

"Shërbimet kufitare identifikuan dhe ndaluan shtatë shtetas etiopianë, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Grupin e shoqëronte Finan Kibrom, 31 vjeç, shtetas etiopian me banim në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se Kibrom kishte organizuar udhëtimin e tyre me qëllim përfitimi. Sipas burimeve zyrtare, ky ishte rasti i dytë që ai ndërmerrte një veprim të tillë.

Skema që përdorte ishte e mirorganizuar: ai vinte nga Greqia në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës, kontaktonte paraprakisht grupet e emigrantëve dhe i shoqëronte më pas drejt kufirit grek, ku një taksi e porositur i priste për transport të mëtejshëm brenda territorit grek.

31-vjeçari Finan Kibrom është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, vepër penale e parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, pjesëtarët e tjerë të grupit janë shoqëruar dhe pritet të ndiqen procedurat për kthimin e tyre në vendin e origjinës", njofton policia. 

Lini një Përgjigje