TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 10:33

Ekzekutimi i Klevis Lleshit u porosit 50 mijë euro nga pronari i “Monopol”, dalin sot para GJKKO-së dy të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Klevis Lleshit u porosit 50 mijë euro nga pronari i
Porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, Aurel Hoxha

Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët u arrestuan për vrasjen e Klevis Lleshit, krim i ndodhur në gusht të vitit 2020, do të dalin sot para GJKKO-së për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sabah Nuzi akuzohet si ekzektori i 24-vjeçarit Klevis Lleshi, ndërsa ngjarja u zbardh pas 5 vitesh nga zhdukja e të riut pas zbërthimit të përgjimeve në aplikacionin e koduar SkyEcc.

Krimi, sipas SPAK, u porosit nga pronari i lokalit “Monopol” në rrugën “Mylym Shyri” në Tiranë, Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, i cili ndodhet në arrati.

Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit për të marrë hak për të vëllanë, 25-vjeçarin Agim Hoxha, i cili në prill të vitit 2012 u gjet i vrarë dhe i djegur në një automjet në afërsi të Southampton, një qytet në jug të Britanisë.

Autori i krimit, Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 25-vjeçarit dhe në dhjetor 2023 u ekzekutua brenda burgut të Peqinit nga Sokol Mjacaj.

Lini një Përgjigje