TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 22:21

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në Sky i Aurel Hoxhës pas vrasjes së Klevis Lleshit

Shkruar nga Pamfleti

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në Sky i

Sabah Nuzi dyshohet si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh u njoh në gjykatën e Posaçme me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas avokatit të tij Elton Hysenaj, gjatë seancës me dyer të mbyllura ai mohoi përfshirjen në vrasje, ndërsa mbrojtësi kërkoi pavlefshmërinë e komunikimeve në Sky ECC, përmes të cilave SPAK mundi të hedhë dritë mbi vrasjen për motive gjakmarrje.

Sipas SPAK, Sabah Nuzi e kreu vrasjen kundrejt pagesës për llogari të Aurel Hoxhës alias Kolaverit, i cili e urdhëroi krimin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij Agim Hoxha u ekzekutua dhe më u pas dogj në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.

Në komunikimet e Sky ECC, Aurel Hoxha shprehet një moment se “i rregullova të 4-ërt”, që sipas hetuesve flet për viktimën e katërt në familjen Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit e Hajredin Lleshi dhe zhdukur Artan Lleshi.

Samet Loka, pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, u la nën masën e arrestit në shtëpi, pasi ndaj tij rëndojnë dyshimet për pastrim parash e grup kriminal.

Kreu i grupit Aurel Hoxha është në arrati, ndërsa Sajmir Kolaveri që dyshohet se kishte rolin e ndërmjetësit mes tij dhe autorit të vrasjes është arrestuar në Itali dhe pritet ekstradimi.

SPAK po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi 4 vrasjet e tjera në familjen Lleshi, më e fundit ajo e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë Peqin, ku vuante dënimin për vrasjen e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe.

Aurel Hoxha dyshohet ndërkohë edhe për trafik kokaine e pastrim parash./BW

Lini një Përgjigje