TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2024, 09:16

E rëndë në Pogradec! Vëllai plagos vëllanë me thikë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Pogradec! Vëllai plagos vëllanë me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku vëllai ka plagosur me thikë vëllanë.

Dyshohet se rreth orës 8:30 në lagjen nr 4, dy vëllezërit u përfshinë në një konflikt, ku mbeti i plagosur njëri prej tyre.

25-vjeçari ndodhet në spital për të marrë mjekim, por nuk dihet ende gjendja e tij.

23-vjeçari S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

'Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.', njofton Policia.

plagosje pogradec

Lini një Përgjigje