TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2024, 07:55

Shkodra tronditet në orët e para të mëngjesit, i vihet tritoli një shtëpie private

Shkruar nga Pamfleti
Shkodra tronditet në orët e para të mëngjesit, i vihet
Foto nga vendngjarja

Një shpërthim me tritol në një shtëpi private ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tom Kola", rreth orës 03:40 të 25 marsit. Lënda plasëse është hedhur në derën e banesës së 62-vjeçares Frida Sala dhe më pas ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë  të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

'Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.', njofton policia.

shkodër shpërthim me tritol

Lini një Përgjigje