TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2025, 14:30

E rëndë në Gjirokastër! Nxënësi hidhet nga dritarja e katit të dytë për një bast 10 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Gjirokastër! Nxënësi hidhet nga

Një nxënës është hedhur nga dritarja e katit të dytë në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër.

Sipas policisë, sot rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë,  duke pësuar dëmtime fizike dhe duke përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit mësimor, në prani të shokëve të klasës dhe stafit pedagogjik. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore dhe dëshmive të mbledhura nga policia, mësohet se ngjarja lidhet me një bast të vendosur mes nxënësve. Tre shokë të tij kanë deklaruar në polici se adoleshenti u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Nxënësi u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar dëmtime në gjymtyrë.

Kjo është ngjarja e tretë e rëndë në të njëjtin institucion brenda tre muajve. Më herët, dy nxënës të tjerë 16-vjeçarë kanë ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, duke ngritur shqetësime për gjendjen psikologjike të të rinjve dhe nevojën për ndërhyrje urgjente institucionale.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

"Rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.

17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ishte duke luajtur me bashkëmoshatarin në ambientet e shkollës! Nxënësi i gjimnazit hidhet nga dritarja e katit të dytë, përfundon në spital", njofton policia.

Lini një Përgjigje