TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 18:06

E martë e zezë në Shkodër, 3 të vdekur nga aksidentet rrugore; 2 femra në pranga

Shkruar nga Pamfleti

E martë e zezë në Shkodër, 3 të vdekur nga aksidentet

Kjo e martë ka qenë një ditë e zezë për qytetin e Shkodrës. Tre të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.

Policia përmes një njoftimi, bën me dije se ka vënë në pranga 3 të rinj, të cilët për shkak të papërgjegjshmërisë në timon kanë marrë 3 jetë njerëzish. Ajo që bie në sy është se mes tyre 2 janë femra.

Sipas policisë, është arrestuar Klevis Duka, 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motorin me drejtues shtetasin Burhan Triepshi, 84 vjeç. I cili ka humbur  jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në pranga ka rënë edhe Elda Molika, 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin Sait Rraboshta, 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Po ashtu është arrestuar Ledina Bushataj, 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motorin me drejtues shtetasin Ahmet Xhaka, 70 vjeç, i cili  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Lini një Përgjigje