TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2024, 10:25

Drejt Italisë me 9670 euro dhe 3345 paund të padeklaruara, vihet nën hetim 39-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Drejt Italisë me 9670 euro dhe 3345 paund të padeklaruara, vihet

Një 39-vjeçar është vënë në hetim pasi ka tentyar që të kalojë nga Porti i Durrësit me euro dhe paund të padeklaruara.

Eridan Fejzaj ka qenë duke kaluar nga Porti i Durrësit me drejtim Italinë, por gjatë kontrollit ia janë gjetur 9670 euro dhe 3345 paund të padeklaruara, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Lini një Përgjigje